Vuçiqi po flet në këto momente në Beograd për seperatizmin në Vojvodinë, e cila po do Republikë. Po thotë se ai do të shkojë në Vojvodinë dhe ta evitojë këtë ide.
Ai tha se për të bërë një qeveri teknike në Serbi ku opozita merr pushtetin pa zgjedhje “duhet ta vrasin” ate (Vuçiqin) së pari. Sa për qeverinë në Serbi po thotë se do të bëhet një qeveri e re ose Serbia do të shkojë në zgjedhje.
Kjo do të vendoset brenda 30 ditësh. E ajo që “po e shqetëson shumë” është se “po rritet shumë mllefi i kundërshtarëve të protestave” për përleshje, që i bie për konflikte qytetare. Vuçiqi natyrisht nuk harroi të “falënderojë” shqiptarët në Kosovë dhe kroatët në Kroaci, që sipas tij “janë gëzuar shumë që ai (Vuçiqi) është në nockdown pas dorëheqjes së sotme të kryeministrit Vuçeviq”. Por Vuçiq që po tregohet në konferencë shumë i dëshpëruar thotë se “do të zgjohet prapë dhe se nuk dorëzohet”! Më në fund gjendjen aktuale në Serbi po e quan dramatike….
E di që jeni të zënë me fushatën dhe me çështje të tjera, por thash t’ju tregoj…