Stefanos Tzimas ka qenë protagonisti i një prej historive më të pabesueshme të mbylljes së tregut.
Sulmuesi grek, reprezentues U21, ishte protagonisti i afatit kalimtar në tri raste.
Së pari, Nurnberg , skuadra ku ai luan në formë huazimi, i ka paguar PAOK-ut 18 milionë euro për të ushtruar opsionin e blerjes. Ky është një transferim rekord për një ekip të divizionit të dytë gjerman .
Nurnberg e ka blerë për ta rishitur menjëherë te Brighton… për 25 milionë euro.
Gjëja kurioze është se Tzimas, i cili ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë dy asistime në 18 ndeshjet që ka luajtur këtë sezon , do të qëndrojë i huazuar te Nurnberg, në vendin e dhjetë, deri në fund të sezonit./Indeksonline/