spot_img

Çun Lajçi i reagon Jozit: Si ka mundësi që ofendon nënat kosovare, ju e urreni kosovarin e vetëm që keni aty

spot_img

Dy banorët e Big Brother VIP Albania 4, Gjesti dhe Jozi, kanë vazhduar me diskutime edhe pas përfundimit të spektaklit, banorët teksa vazhdonin darkën, Jozi ishte ai i cili ka eskaluar ndaj këngëtarit pejan, Gjestit.

Ai e quajti ”kopil shkine” nëse nuk kërkon falje që hyri në mes dhe tentoi të prishte dasmën e tij me Loredanën.

Kjo deklaratë e Jozit ndaj Gjestit mori shumë vëmendje.

I përfshirë me këtë Big Brother duket se është edhe aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi.

Ai ka reaguar pas këtij rasti duke thënë se këtu vërehet se sa i duan kosovarët dhe se si një këngëtar që interpreton në ahengje e dasma të shumta në Kosovë ofendon në mënyrë të tillë.

Shkrimi i plotë i Lajçit

“Fitore për të ty Gjest, fitore për Ty Albin!

Cili është ky far Jozi i BBA-së, që ofendoi nënat tona, pasi publiku (dhe jo vetëm publiku, por edhe “Vëllai i Madh”, i cili e drejtoi lojën sipas dëshirës) e riktheu Gerta Gixharrin në shtëpinë e madhe, edhe pse ajo dy herë tentoi ta dëmtonte djaloshin nga Peja, Besart Kelmendin – Gjestin, duke i hedhur fytyrës alkool.

Cili është ky Jozi, që sillet si një sulltan dhe ofendon sa herë t’i teket, duke e quajtur Gjestin “bir shkine” dhe madje insiston që ai t’i kërkojë falje Gertës, e cila me qëllim deshi t’ia “përcëllonte” sytë me alkool.

Si ka mundësi që një këngëtar, i cili fiton edhe nga ahengjet e dasmat kosovare, t’i thotë Gjestit ” ti bir shkine”, duke ofenduar kështu nënat kosovare me një epitet të tillë?
Tani,

Ti, “Vëllai i Madh”, që shitesh i “madh” dhe i drejtë, pse i shkel rregullat e tua duke e rikthyer një grua që deshi ta dëmtonte Gjestin duke i hedhur me qëllim shampanjë dhe birrë në fytyrë? – Dhe pse nuk e nxjerr zarfin e zi për Jozin, i cili i quan nënat kosovare “shkina”?

NGJARJE TË TJERA

spot_img