Sot rikthehet futbolli kosovar pas një pauze të gjatë dimërore.
Dy ndeshje janë në program për javën e 19-të të Superligës.
Skuadra e Ballkanit e pret në shtëpi Dukagjinin e Ismet Munishit. Kjo ndeshje nis nga ora 12:00.
Në stadiumin me bari artificial në Gjilan, Drita e pret Malishevën e Bekim Isufit. Edhe ky takim nis nga ora 12:00.
Kujtojmë që nesër zhvillohen dy ndeshje tjera: Prishtina-Suhareka dhe Llapi – Gjilani.
Kurse të hënën zhvillohet takimi i fundit i kësaj jave, Ferizaj – Feronikeli.