Në Asamblenë e Përgjithshme të IX Zgjedhore, Komiteti Olimpik i Kosovës ka rizgjedhur në krye të saj Ismet Krasniqin edhe për një mandat. Krasniqi u zgjodh me aklamacion për katër vitet e radhës në krye të KOK-ut!
Pos tij, nënkryetarë janë zgjedhur: Milaim Kelmendi (skitari), Arben Fetahu (basketboll), Gazmend Maxhuni (triatlon) dhe Musa Selimi (sport universitar). Nënkryetarët janë zgjedhur me votim të fshehtë.
Si anëtarë të Bordit Ekzekutiv të KOK-ut janë përzgjedhur, Distria Krasniqi (përfaqësuese sportive), Besire Domaniku (mundje), Florian Miftari (basketboll), Bahri Gjinovci (volejboll), Avni Nuka (çiklizëm), Vjollca Krasniqi (futboll) dhe Teuta Beselica-Berbati (ragbi).
Me propozim të kryetarit të KOK-ut, u shtuan edhe tre anëtarë tjerë në BE, Fatos Tabaku (xhudo), Halil Sylejmani (atletikë) dhe Arianit Nikçi (bjeshktari e ngjitje sportive).