spot_img

Haradinaj: S’jam i kënaqur me rezultatin, por do t’i japim Kosovës qeverinë opozitare

spot_img

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj ka thënë se nuk është i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Ai në një konferencë për media pohoi se megjithatë do ta vazhdojnë këtë rugëtim, për t’i dhënë Kosovës qeverinë opozitare.

Ndërsa la falënderouar strukturat e koalicionit AAK-Nisma dhe të gjithë ata që kanë qenë pjesë e një gare jo të lehtë.

“Gara ka qenë e ashpër. Jam mirënjohës votuesve që kanë votuar për Koalicionin për Kosovën fituese. Pranoj që rezultati nuk është mirë, nuk jam i kënaqur me këtë rezultat. Do të reflektojmë unë dhe Aleanca në këtë rezultat, i cili nuk është i mirë dhe i cili për fat të keq nuk është i mjaftueshëm me ndihmu Kosovën në këto procese që kemi para vetws. Por ajo që është e vërtetë dhe që nuk ndryshon, ne do ta vazhdojmë këtë rugëtim për t’i dhënë Kosovës qeverinë opozitare edhe në këtë rrethanë në të cilen jemi. Kisha pas dëshirë që Kosova ta kishte një rezultat më të mirë të opozitës, megjithatë e vërteta është se opozita ka fituar shumicën e votave krahasuar me partinë në pushtet, e cila edhe pse pas katër vjetëve qeverisje, nuk arriti t’i mbante votat e veta, por i humbi një numër të konsiderueshëm të votave të qytetarëve. Besoj që është një porosi për ne të tjerët, që duhet ta vazhdojmë rrugën tonë për ta ndryshuar qeverinë e vendit, e cila siç kam deklaruar është shkaktare e shumë pasojave si në planin e brendshëm dhe në atë të jashtëm”, ka thënë Haradinaj./Indeksonline/

NGJARJE TË TJERA

spot_img