spot_img

Sali Berisha uron Vetëvendosjen për fitoren në zgjedhje

spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, ka përgëzuar qytetarët dhe forcat politike në Kosovë me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

Ai e ka cilësuar këtë proces si një model frymëzimi për demokracinë.

“Kosova votoi! Kosova frymëzon! Të dashur miq, qytetarët e Kosovës votuan dje në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare për përfaqësuesit e tyre. Votimi, administrimi i procesit dhe dalja e rezultatit ishin një model frymëzimi”, ka shkruar Berisha.

Duke iu referuar rezultateve të deritanishme, ai theksoi se:

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 41% të votave,

Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 22.16%,

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 17.60%,

Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Konservatorët dhe Intelektualët ka siguruar 7.46%,

Lista Serbe ka marrë 4.43%,

Koalicioni për Familjen ka marrë 2.26%.

Berisha ka uruar qytetarët, partitë politike dhe administruesit e procesit zgjedhor për organizimin e një procesi të drejtë dhe demokratik. Ai gjithashtu ka përgëzuar fituesin e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje.

“Me këtë rast uroj përzemërsisht qytetarët, forcat politike, drejtuesit dhe të zgjedhurit e Kosovës, si dhe administruesit e këtij procesi dinjitoz, që nderon lirinë e votës dhe demokracinë. Gjithashtu, uroj fituesin e këtyre zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosja”, ka përfunduar Berisha.

NGJARJE TË TJERA

spot_img