Papa Françesku ka shprehur “dhimbje të thellë” pas vendimit të Erdoganit për ta kthyer Aja Sofinë në xhami. Në një paraqitje të shkurtër dhe të improvizuar nga dritarja e studios me pamje kah sheshi i Shën Pjetrit, Françesku ka folur për objektin të ndërtuar nga të krishterët si kishë, por të kthyer në muze nga Turqia e themeluesit të saj, Kemal Ataturk.
Lideri i katolikëve të botës nuk ka folur drejtpërdrejt, por i është referuar vendimit të presidentit turk, Rexhep Erdogan, për ta kthyer zyrtarisht objektin muzeor në xhami. Katedrale kolosale e Shën Sofisë ishte kthyer në xhami pas pushtimit të Kostandinopojës nga osmanët më 1453.
Papa është vetëm njëri prej liderëve të botës që kanë kundërshtuar vendimin e Turqisë.