spot_img

Dembele i jashtëzakonshëm te PSG, ja sa gola ka realizuar deri me tani

spot_img

Pas largimeve të Lionel Messi, Neymar Junior e Kylian Mbappe, Paris Saint-Germaini frikësohej se nuk do të mundë të gjente më lojtarë të kalibrit të lartë për një kohë të gjatë.

Por, Ousmane Dembele e ka hedhur poshtë këtë teori dhe këtë frikë.

Futbollisti francez është duke e kaluar sezonin më të mirë të karrierës, shkruan “Gazeta Express”.

Aktualisht, sulmuesi i krahut është lojtari më në formë në Kontinentin e Vjetër.

Një rritje e jashtëzakonshme për ish-futbollistin e Borussia Dortmundit dhe të Barcelonës, i cili edhe falë trajnerit Luis Enrique dhe falë pozitës së re në fushë, është bërë i frikshëm në zonën e rreptësisë së ekipeve kundërshtare.

Janë 23 gola të shënuar në 28 ndeshje të zhvilluara deri tash, por janë statistikat e vitit 2025 vërtetë të pabesueshme për përfaqësuesin francez.

Në nëntë ndeshje të zhvilluar në këtë fillim-viti, Dembele i ka shënuar plot 15 gola.

Më saktësisht, 15 gola brenda 37 ditësh, një fenomen i vërtetë.

Kjo seri kishte nisur më 5 janar me golin e shënuar në Superkupën e Francës dhe vazhdoi më pas në kampionatin francez me 8 gola në 4 ndeshje, ndërsa në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit evropian ai i ka shënuar 6 gola në tri ndeshjet e fundit.

Dygolëshi i shënuar mbrëmë ndaj Brestit në fazën e “play-off”-it (11 ditë më parë në Ligue 1 ia kishte shënuar tre gola) ia mundësoi Paris Saint-Germainit që ta “hipotekojë” kualifikimin në të tetën e finales.

PSG-ja po e shijon çdo moment të Dembeles, i cili deri tash ka qenë vendimtar për ekipin nga “Parku i Princave”, ndërsa e pati një eksperiencë me plot lëndime dhe dëshpëruese tek Barcelona.

NGJARJE TË TJERA

spot_img