spot_img

Hynë në fazën finale punimet në Kampin Nacional të FFK-së Hajvali

spot_img

Punimet në Kampin Nacional të Federatës së Futbollit të Kosovës de në Hajvali kanë hyrë në fazën finale, njofton faqja zyrtare e FFK-së

‘Sot po zhvillohen punimet për instalimin e ndriçuesve “Flood Lights” në stadiumin kryesor të Kampit Nacional në Hajvali. Po ashtu, është duke u punuar me intensitet të lartë për ndërtimin e tribunave veriore dhe jugore, projekt ky i financuar nga FIFA Forward dhe UEFA HatTrick.

Kampi Nacional në Hajvali është një nga projektet më të mëdha që FFK po realizon gjatë këtyre viteve. Ky kamp po shfrytëzohet për ngjarje dhe organizime të ndryshme, duke përfshirë edukimin e trajnerëve, zhvillimin e programeve në bashkëpunim me UEFA dhe FIFA, siç janë Grassroots, TDS, Women’s Development, Elite Youth, Futbolli në Shkolla dhe Futbolli për Shkolla.

Rritja dhe përmirësimi i infrastrukturës është hapi më i rëndësishëm strategjik i FFK-së për përmirësimin e kushteve dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë’, thuhet në njoftim!

NGJARJE TË TJERA

spot_img