Federata e Futbollit e Kosovës organizon kursin për trajnerë të Licencës C (UEFA C), në bashkëpunim me platformën unike të mësimdhënies dhe mësim nxënies Edubreak. Kursi do të mbahet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, në dy forma, teori dhe praktikë, teksa ligjëratat dhe stërvitjet do të mbahen nga e hëna në të premten.
Pjesëmarrja e plotë është obligative, ndërsa nuk do të ketë nevojë për akomodim dhe fjetje. Numri maksimal i pjesëmarrësve për këtë kurs është 24. Pagesa për pjesëmarrje në kurs është 350 euro.
Kursi do të fillojë më 3 mars.
Kriteret për pjesëmarrje në Kursin e Licencës C janë:
• Aplikacionet dhe formularët e regjistrimit të FFK-së të plotësuara
• Dy fotografi (dimensionet e pasaportës)
• Certifikata shëndetësore (jo më të vjetër se gjashtë muaj)
• Dëshmi që ai/ajo nuk është dënuar dhe nuk është nën hetime për ndonjë vepër penale
• Dëshmi mbi edukimin (diploma e shkollës së mesme të paktën)
• Minimumi i moshës së kandidatit duhet të jetë 18 vjet.
Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë aplikimet online deri më 27.02.2025, në adresën:
[email protected]
Aplikacionet e pakompletuara dhe ato që nuk janë skenuara mirë nuk do të merren parasysh.
Formulari për aplikim
https://shorturl.at/4RF6z