spot_img

I pari i futbollit kosovar, Agim Ademi priti ambasadorin gjerman, Rohde!

spot_img

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë,Joern Rohde, dhe ekipin e tij, sot vizitoj shtëpinë e Federatës së Futbollit të Kosovës në futboll. Ai u prit nga Presidenti Agim Ademi.

‘Ky takim na shërbeu për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet tona dhe për të diskutuar rreth projektit tonë të përbashkët në muajin maj. Ambasadori është një fans i madh i futbollit dhe veçanërisht i Kombëtares së Kosovës, një fakt që na ka motivuar edhe më shumë për të avancuar në këtë drejtim. FFK dhe Ambasada e Gjermanisë në Kosovë do të realizojnë në muajin maj një turne futbolli.

Në këtë takim, e falënderova Ambasadorin dhe ekipin e tij për mbështetjen e vazhdueshme që na kanë ofruar. Po ashtu, ai na përgëzoi për arritjet tona të fundit, veçanërisht për suksesin e madh të Kombëtares së Kosovës në arritjen e Play-off të Ligës së Kombeve. Ky është një hap i jashtëzakonshëm për futbollin tonë dhe na motivon të synojmë edhe më shumë në të ardhmen.

Jemi të lumtur që kemi partnerë të tillë që na mbështesin në çdo hap dhe mezi presim të shohim rezultatet e këtij bashkëpunimi’, ka thënë Ademi!

NGJARJE TË TJERA

spot_img