Pas përfundimit të trajnimit disa ditor për implementimin e sistemit digjital “MyFFK”, pritëm në takim zyrtarët e Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite, Mohamed Mansour dhe Khalid Alhwiti, përgjegjës të teknologjisë dhe inovacioneve, të cilët ishin në Kosovë për këtë trajnim, ka shkruar fillimisht Presidenti i
FFK-së, Agim Ademi!
Ai më pas ka shtuar: Ata ishin shumë të kënaqur me performancën e administratës së FFK-së, zyrtarëve të klubeve, delegatëve të ndeshjeve dhe Lidhjeve Rajonale, duke u larguar nga Kosova me përshtypjet më të mira që ky sistem shumë i avancuar tashmë ka gjetur zbatim në Kosovë.
Duke i falënderuar për dhurimin e këtij programi dhe gatishmërinë e tyre për të trajnuar të gjithë ata që do të punojnë me këtë sistem, i njoftova se administrata e FFK-së, nga dita e hënë, ka filluar të punojë me këtë sistem, ndërkohë që nga qershori do të jetë obligativ edhe për të gjitha garat.