“Art Motion” ka marrë vendim ndaj komentatorit Andin Lokaj, i cili para disa ditësh e quajti “hajvan” kryeministrin, Albin Kurti.
Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se ai është suspenduar për 1 muaj nga puna.
Kujtojmë se me 16 shkurt, Lokaj në ndeshjen derbi të Serie A, Juventus vs Inter, nisi komentimin duke e quajtur kryeministrin Albin Kurti “hajvan”.
Edhe pasi ndeshja po zhvillohej, Lokaj ka vazhuar të lëshojë deklarata në drejtim të Albin Kurtit.
Komentimi i tij ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale.