Ferizaj ka marrë fitore të madhe ndaj Prishtinës pasi ka triumfuar me rezultat minimal 1-0.
Në minutën e tretë mysafirët mbetën me një futbollist më pak, pasi Leonat Vitija si lojtar i fundit pengoi Betim Haxhimusën.
Gjyqtari Genc Nuza pasi e rishikoi rastin në VAR e ndëshkoi me karton të kuq Vitijën.
Në minutën e 12-të vendasit gjetën golin e epërsisë, kur Valmir Nafiu dhuroi një asistim fantastik te Albion Kurtaj i cili nga afërsia shënoi për 1-0.
Me epërsinë minimale të vendasve u mbyllën 45 minutat e para të kësaj sfide.
Pjesa e dytë i takoi mysafirëve të cilët krijuan më shumë dhe dominuan.
Albin Krasniqi kishte rast të mirë, por goditja e tij u prit nga portieri Jovanovski.
Disa minuta më vonë, Gnapi gjuajti drejt zonës, mirëpo Qlirim Avdulli largoi topin që po shkonte në portë.
Për vendasit mundësi të mirë pati Edon Sadriu, por që goditja e tij u prit nga Ardit Nika.
Deri në fund të ndeshjes nuk pati më raste dhe Ferizaj mori tre pikë të mëdha në luftë për mbijetesë.
Ferizaj me këtë fitore ngritët në pozitën e shtatë me 26 pikë, derisa Prishtina mbetet tre pozita më lartë me tre pikë më shumë.
Ndeshjen e radhës Ferizaj luan në udhëtim te Drita, derisa Prishtina pret Llapin.
Dukagjini dhe Gjilani kanë luajtur baras 0-0 në kuadër të xhiros së 21-të në Klinë.
Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, megjithatë gola nuk solli.
Raste të mira patën të dyja skuadrat, por që portierët ishin në ditën e tyre më të mirë duke bërë pritje të mëdha.
Klinasit kanë mundur të fitojnë ndeshjen në fund të saj, kur goditja e Egzon Sinanit nga distanca u ndal nga shtylla.
Gjithsesi në fund të dyja skuadrat u desh të kënaqen me nga një pikë.
Dukagjini mbetet në pozitën e tetë në tabelë me 25 pikë, derisa Gjilani është e pesta me 28 sosh.