Një delegacion rus mbërriti të enjten në rezidencën e konsullit të përgjithshëm të SHBA në Stamboll për bisedimet Rusi-SHBA.
Këto bisedime synojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mbi punën e ambasadave të tyre përkatëse në Uashington dhe Moskë.
Siç shkruan Reuters, në këto bisedime nuk do të përfshihet tema e Ukrainës.
Takimi i sotëm vjen pas një telefonate mes presidentëve Vladimir Putin dhe Donald Trump më 12 shkurt dhe një takimi diplomatik të nivelit të lartë në Arabinë Saudite më 18 shkurt.