Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë edhe sot me dy ndeshje mjaft interesante.
Në “Liman Gegaj”, Malisheva do të presë kampionin në fuqi, Ballkanin!
Malisheva aktualisht është në vendin e tretë me 34 pikë të grumbulluara.
Në anën tjetër, Ballkani është i dyti me 39, tetë më pak se liderja, Drita.
Kurse në Gjilan zhvillohet ndeshja tjetër e ditës së sotme, ku Drita do të jetë nikoqir i Ferizajt.
Drita prin në renditje me 47 pikë dhe është në rrugë të mbarë për t’u shpallur kampione, pas disa vitesh mungesë.
Në anën tjetër, Ferizaj është në vendin e shtatë me 26 pikë gjithsej.
Të dyja këto ndeshje nisin nga ora 14:00.