spot_img

Klubet rumune fituan mbi 5 milionë euro nga lojtarët kosovarë

Kampionati rumun i futbollit është bërë destinacion goxha i pëlqyer për lojtarët kosovarë.

Në vitet e fundit skuadrat elitare të Rumanisë kanë afruar dhjetë futbollistë kosovarë. Gjashtë prej tyre ia dolën me sukses, tre dështuan, ndërsa Lindon Emërllahu është në nismë të karrierës në Rumani. Klubet e Rumanisë kanë paguar 2.18 milionë euro për lojtarët nga Kosova dhe kanë përfituar afërsisht 7.5 milionë nga shitja e tyre e mëpasme.

“Të udhëhequr nga Albion Rrahmani, sulmuesi që i solli Rapid Bukureshtit përfitim mbi 4 milionë euro, shumica e futbollistëve të Kosovës janë përshtatur në Rumani, qoftë në klubet e kryeqytetit, si Rapidi apo Dinamo, qoftë në qytetet tjera, Cluj, Petrolul apo Poli Iasi. Deri më tani gjashtë prej dhjetë kosovarëve kanë qenë të konfirmuar në ligën tonë, tre kanë dështuar, por nëse Emërllahu ka sukses edhe në Cluj, shkalla e suksesit të tyre në Rumani do të jetë vërtetë mbresëlënëse – 70 për qind”, shkruan sajti i njohur rumun “gsp.ro”.

Eksperti i transferimeve në futbollin rumun, Gabi Glavan tregon arsyet pse në Rumani kanë kthyer sytë kah klubet e Kosovës.

“Futbolli në Kosovës është si në Bosnjë rreth 15 vjet më parë. Janë të lirë, si për paga ashtu edhe tarifa të transferimit. Ka lojtarë që duan të largohen nga ajo ligë. Kanë rroga të ulëta dhe vijnë për paga të larta dhe për veten e tyre. Kanë cilësi të mirë teknike, përkushtim, forcë, shpejtësi”, ka thënë Glavan.

Albion Rrahmani u shit për 600 mijë euro te skuadra e Rapidit nga Ballkani i Suharekës. Rapidi më pas e shiti për 5 milionë euro te Sparta Praga në Çeki.

Paraqitje të mira në Rumani, përkatësisht te klubi i Clujit dhe Rapidit pati edhe Ermal Krasniqi. Siguroi transferim të rëndësishëm në karrierë. U transferua nga Rapidi te Sparta për 2 milionë euro. Cluji kishte shpenzuar për Krasniqin 350 mijë euro. E transferoi nga Ballkani.

Meriton Korenica është një tjetër lojtar që po shkëlqen te Cluji. Te skuadra rumune shpresojnë ta shesin gjatë verës sulmuesin e Kosovës. Aktualisht vlera e tij është 400 mijë euro. Por pritet të rritet pas paraqitjeve të mira që po bën në Rumani.

Veten e ka dëshmuar edhe Astrit Selmani. Ai është golashënuesi më i mirë i Dinamos me 11 gola. Ai do të largohet në verë nga Dinamo Bukureshti. Dinamo ka insistuar për të vazhduar kontratën me Selmanin, por ai ka kërkuar pagë mujore prej 25 mijë eurove, që klubi rumun nuk ka mundur t’ia ofrojë.

Mesfushori Florian Loshaj kaloi nga Poli Iasi te skuadra e Cracovias për 300 mijë euro.

Një tjetër lojtar kosovar që luajti për skuadrën rumune Petrolul është sulmuesi Albin Berisha. Ai shënoi tre gola në tetë ndeshje dhe u transferua në nivelet e ulëta në Gjermani, saktësisht te skuadra e Hansa Rostock për 175 mijë euro.

Por jo të gjithë u dëshmuan në Rumani, shkruan sajti rumun. Për shembull Florent Hasani nuk arriti të përshtatej te skuadra e Rapidit dhe iu bashkua Bolusporit të Turqisë si lojtar i lirë.

Përvoja te Cluji rumun nuk i zgjati shumë edhe Armend Thaqit. Luajti vetëm katër ndeshje, ndërsa u kthye te Gjilani në shtator të vitit të kaluar.

Jetmir Krasniqi po ashtu qëndroi shkurtimisht te Voluntari. Ai luajti vetëm dy ndeshje gjatë edicionit 2018/2019.

Lindon Emërllahu ishte transferimi më i shtrenjtë i afatit kalimtar të janarit në Rumani. Mesfushori i Kosovës, u transferua nga Ballkani, për dëmshpërblim prej 700 mijë euro.

NGJARJE TË TJERA

spot_img