spot_img

Për Brrutin interesi personal mbi fanellën e Kosovës

Buja në media dhe opinion pas lajmit për largimin e Etnik Brrutit nga Kombëtarja e Kosovës drejt asaj të Shqipërisë ka shkaktuar reagime të shumta. Lojtari, pasi ka marrë këtë vendim, tani përpiqet të zbutë pasojat duke bërë “lojë fjalësh”. Në një deklaratë për Telegrafin, ai ka pohuar se ende nuk ka vendosur përfundimisht, ndonëse ka konfirmuar ftesën nga Kombëtarja e Shqipërisë.

Megjithatë, veprimet e tij tregojnë të kundërtën. Sipas mediave, ai tashmë e ka njoftuar Federatën e Futbollit të Kosovës për largimin e tij me qëllim që të bashkohet me Shqipërinë. Arsyeja e këtij vendimi, sipas tij, lidhet me mundësitë më të mira për transferim në Itali apo Rusi, duke përfituar nga pasaporta shqiptare. Për më tepër, Federata Shqiptare e Futbollit ka paraqitur një kërkesë zyrtare në FFK për lirimin e dokumentacionit të tij, në mënyrë që FIFA ta zyrtarizojë ndërrimin e kombëtares.

Kjo situatë duket një manovër e lojtarit dhe (keq)menaxherëve të tij për të krijuar konfuzion në opinion, duke lënë të kuptohet se vendimi ende nuk është marrë. Por realiteti është i qartë: ai ka vendosur të largohet, përkundër se Kosova ka investuar dhe ka besuar në të, duke e përfshirë edhe në listën e trajnerit Franco Foda për Kombëtaren A. Një veprim i tillë është i pafalshëm dhe tregon mungesë dinjiteti e krenarie, si nga lojtari, ashtu edhe nga ata që e këshillojnë.

Lojtarët që rriten dhe zhvillohen në Kosovë kanë një përgjegjësi ndaj vendit të tyre. Ata që dëshirojnë të luajnë për Shqipërinë apo ndonjë kombëtare tjetër duhet ta bëjnë këtë zgjedhje në fillim, pa ua zënë vendin e talenteve të shumta që me meritë kërkojnë një mundësi te Kombëtarja e Kosovës.

Çfarë mesazhi u dërgojmë bashkatdhetarëve tanë në diasporë me veprime të tilla, të cilët me krenari dhe përkushtim i edukojnë fëmijët e tyre me dashuri për Kosovën? Madje edhe ata fëmijë që kanë njërin prind të huaj e mbajnë të fortë këtë ndjenjë patriotike.

Është paradoksale që pikërisht lojtarët që lindin, rriten dhe zhvillohen në Kosovë janë ata që, për interesa personale, zgjedhin të braktisin vendin dhe më pas e paraqesin këtë si një akt patriotik.

Është e pashpjegueshme sesi lojtarë që kanë mbajtur shiritin e kapitenit në Kombëtaren U21 dhe janë grumbulluar me Kombëtaren A harrojnë interesin shtetëror dhe sakrificën e të gjithë atyre që kanë dhënë gjithçka për Kosovën. Fatmirësisht, nuk jemi më në vitet e ’90-ta, kur vendi kishte nevojë për luftëtarë të lirisë, sepse me njerëz të tillë vështirë se do ta kishim arritur atë.

Fanella dardane nuk duhet të trajtohet si një mjet tregtie. Kosova duhet të nderohet dhe të respektohet. Këtë duhet ta kenë të qartë të gjithë!

NGJARJE TË TJERA

spot_img