spot_img

Njeriu që e rrënoi Prishtinën, Remzi Ejupi, mediat i quan të ‘kapura’ e klubet ‘servile’

Remzi Ejupi, njeriu që për dekada udhëhoqi FC Prishtinën drejt një rrënimi të vazhdueshëm, tani po përpiqet të shfaqet si ‘dijetari’ i futbollit kosovar. Njeriu që e shndërroi klubin me më shumë histori në Kosovë në një skuadër inferiore për shkak të keqmenaxhimit të tij, tani del e flet për udhëheqje dhe përkushtim në futbollin kosovar. Ironike!

Ejupi, i cili për vite me radhë ka bërë përpjekje të dështuara për të kapur Federatën e Futbollit të Kosovës, sërish e shfrytëzon një moment për të hedhur baltë mbi institucionin dhe për të përpjekur t’i avancojë interesat e tij personale. Ai nuk arriti kurrë të ketë përkrahjen e komunitetit të futbollit, madje as klubi që ai vetë e keqmenaxhoi për vite nuk e mbështeti, duke e lënë në fund në një pozitë sa për “sy e faqe” – president nderi, pa asnjë rol real.

Tani, i mbetur pa ndikim në futbollin e Kosovës, Ejupi del dhe i quan mediat të kapura nga FFK-ja, derisa klubet kosovare i etiketon si servile.

Në vend që të kritikojë lojtarin Etnik Brruti, që në mënyrë të pamatur dhe pa respekt braktisi Kombëtaren e Kosovës, ai e arsyeton aktin e tij dhe madje e quan hap të duhur. Kjo është e papranueshme dhe vetëm tregon sa larg është Remzi Ejupi nga realiteti dhe sa shumë përpiqet të manipulojë opinionin publik.

Është e vërtetë që Kosova ka ende hapësirë për të përmirësuar në organizimin e saj të futbollit, por përgjigja nuk është duke shkatërruar atë që është ndërtuar, por duke punuar për ta përmirësuar. Ata që vërtetë duan të ndihmojnë futbollin kosovar, e bëjnë këtë me punë, e jo me kritika të njëanshme e me fjalë boshe. Futbolli i Kosovës nuk ka nevojë për individë që dikur e shfrytëzuan atë për përfitime personale dhe tani dalin si kritikë vetëm sepse nuk mundën të kapin institucionin e futbollit.

NGJARJE TË TJERA

spot_img