spot_img

Kurtit i konfirmohet një ulëse nga një subjekt i partive jo shumicë

Ministri i Administrit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka konfirmuar se do të jetë pjesë e koalicionit të ardhshëm qeverisës në krye me Albin Kurtin, kryeministër.

Kështu bëri të ditur Krasniqi në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë.

“Po në bashkëpunim me kryeministrin Albin Kurti do të jemi pjesë e koalicionit të ardhshëm qeveritar dhe tashmë është shumë mirë i definuar ky partneritet i joni që fillon nga viti 2019 kur kam qenë pjesë e grupit parlamentar të VV’së, kështu që gjithçka është parimore dhe është e bazuar në këtë mirëbesimin e krijuar në këto katër vite si ministër, kështu që s’ka asnjë dyshim që do të jem pjesë e koalicionit të ardhshëm qeveritar dhe do të jem vetëm pjesë e një koalicioni ku kryeministër është Kurti”, tha Krasniqi.

Sa i përket komuniteteve tjera, Krasniqi tha se nuk mund të flas në emër të tyre se me kë do të bëjnë koalicion.

“Por nga diskutimet që kam edhe me kolegë tjerë që janë në qeveri, partnerë kësaj qeverie, vullneti i gjithë tyre është që të jenë pjesë e Qeverisë Kurti 3 e cila do të jetë në ardhje shumë shpejt”, tha Krasniqi.

NGJARJE TË TJERA

spot_img