spot_img

Ballkani me vështirësi mund Ferizajn

spot_img

Ballkani ka fituar ndaj Ferizaj në shtëpi me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Orges Shehit i është kthyer fitores pas dy humbjeve dhe një barazimi në tri ndeshjet e fundit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët përveç rasteve arritën ta shënojnë edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 18-të me anë të sulmuesit Sunday Adetunji, i cili shënoi për epërsinë 1-0.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e hapur dhe me më shumë raste nga të dyja skuadrat, teksa u shënuan edhe dy gola tjerë.

Në fakt u shënuan tre gola, por goli i parë i shënuar në minutën e 70-të nga Atedunji u anulua nga VAR-i dhe vetëm dy minuta më vonë, Antonio Ilieski (72’) barazoi shifrat në 1-1.

Ky gol shkundi vendasit të cilët u hedhen në sulm për të gjetur golin e fitores dhe atë e arritën me anë të Adetunjit (76’), i cili me golin e dytë personal i solli fitoren Ballkanit me rezultat 2-1.

Pas kësaj fitore, Ballkani zë vendin e dytë me 43 pikë, teksa Ferizaj renditet i pesti me 32 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, therandasit luajnë në udhëtim te Llapi, teksa ferizajasit e presin Dukagjinin.

NGJARJE TË TJERA

spot_img