spot_img

Qeveria merr vendim për mbyllje të çerdheve publike dhe private

spot_img

Qeveria e Kosovës ka bërë publike masat e reja në kuadër të luftimit të virusit COVID-19.

Në vazhdën e masave tjera të luftimit dhe parandalimit të COVID-19, Qeveria ka pezulluar veprimtarinë e çerdheve publike dhe private aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive të mbyllura në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

“Janë obliguar të gjitha qendrat tregtare në territorin e Republikës së Kosovës që veprimtarinë tregtare ta ushtrojnë prej orës 05:00 të mëngjesit deri në orën 21:00, duke zbatuar në përpikëri kushtet sipas Manualit për mbrojtje nga COVID-19, e mbi të gjitha mbajtjen e detyruar të maskave dhe krijimin e kushteve për distancë fizike të konsumatorëve”, thuhet ndër të tjerash nga Qeveria e Kosovës.

NGJARJE TË TJERA

spot_img