Aktorja, Arta Elezaj duket t’i ketë pritur me padurim këto ditë të nxehta vere.
Kjo pasi për pothuajse çdo ditë ajo po sjellë imazhe të ndryshme nga pushimet që po i kalon në atë vend që e ka etiketuar si “Happy Place“.
Disa orë më parë, Elezaj ka sjellë një imazh ku shihet e shtrirë në shezlong gjersa vëmendje marrin linjat trupore të cilat duken edhe më atraktive fal pantallonave në formë rrjete.
“Thalassophile” ka shkruar aktorja në këtë imazh e që e ka kuptimin e dashurisë së madhe ndaj detit.
Dy ditë më parë, aktorja që njihet falë rolit si Xhakarta në “O sa mirë”, u pa duke u shëtitur me një barkë derisa ishte veshur me një minifund të bardhë që i zbulonte goxha shumë pjesën e sipërme./Objektiv/
Arta Elezaj e dashuruar në det, sjellë poza atraktive nga pushimet