Është ndër aktoret me të njohura në Shqipëri.
Gaye Turgut dhe Deniz Evin për publikun shqiptar u bënë të njohur në rolet e tyre të “Baharit” dhe “Ymyti” në serialin e shumë shikuar “Më fal”.
Në këtë serial ata janë motër e vëlla, por në jetën reale ata janë ata janë të martuar.
Lidhjen e tyre çifti në vitin 2013 e kanë kurorëzuar me martesë, e për këtë ditë ata kishin organizuar një festë të madhe.
Si duket aktorja ka ndjerë nostalgji për ditën e saj më të rëndësishme, pas që në Instagram së fundmi ka publikuar dy fotografi të veçanta nga dasma.