(E plotësuar) – Presidenti Hashim Thaçi pas rreth 6 orësh ka dalur nga objekti i Dhomave të Specializuara ku ëshë intervistuar nga prokurorët që kanë dorezuar aktakuzë ndaj tij.
Prokurorët e Dhomave të Specializuara do të vazhdojnë edhe nesër me intervistimin e tij.
“Unë sot kam dëgjuar shkëmbimet e teknikaliteteve të ndryshme në mes të avokatit dhe prokurorëve, çështje sqaruese teknike, e në të njëjtën kohë edhe ato fillestare të interesimit të prokurorëve për UÇK-në kështu që do të vazhdon nesër. I jam përgjigjur pyetjeve që u kanë interesuar prokurorëve”, ka thënë shkurt Thaçi para gazetarëve.