spot_img

Kosova arrin një tjetër sukses në edukimin e trajnerëve – FFK anëtare e Konventës së UEFA-së për nivelin A

spot_img

Vetëm nëntë vjet pas pranimit në UEFA, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në zhvillimin e edukimit të trajnerëve. Në vitin 2025, FFK është pranuar në Konventën e UEFA-së për trajnerët – për nivelin UEFA A, duke u bërë pjesë e standardeve më të avancuara evropiane në këtë fushë.

Kursi i parë për përgatitje fizike në Kosovë

Në prill të këtij viti, për herë të parë në Kosovë është nisur edhe kursi UEFA Fitness B, dedikuar trajnerëve të përgatitjes fizike. Kursi ka tërhequr pjesëmarrës nga e gjithë Kosova, të interesuar për specializim profesional në këtë segment të rëndësishëm të futbollit modern.

Edukimi i trajnerëve të portierëve

Në shtator 2025, FFK do të organizojë për herë të parë kursin UEFA Goalkeeper B, që synon të ngrisë kapacitetet profesionale të trajnerëve të portierëve në vend.

Së shpeti – UEFA Pro

FFK ka paralajmëruar se së shpejti do të nisë edhe procesi për licencimin UEFA Pro, që përfaqëson nivelin më të lartë të edukimit për trajnerët dhe do të shënojë një tjetër kapitull të rëndësishëm për futbollin kosovar.

Për këtë progres të madh, meritat shkojnë edhe për Departamentin e Edukimit të FFK-së, me në krye Sanije Krasniqin, për përkushtimin dhe punën e palodhshme në ngritjen e kapaciteteve trajnuese në vend.

NGJARJE TË TJERA

spot_img