spot_img

Pas vrasjes së rëndë të një të miture në Prizren, reagon Ministria e Drejtësisë dhe Agjencia për Barazi Gjinor: Thirrje për drejtësi dhe mbrojtje të grave

spot_img

Ministria e Drejtësisë dhe Agjencia për Barazi Gjinore në Kosovë kanë reaguar pas një rasti të rëndë të dhunës në familje në Prizren, ku një vajzë e re, e identifikuar me inicialet S.G., humbi jetën në rrethana të dhunshme. I dyshuari kryesor për këtë akt është babai i saj, shtetas turk me qëndrim të përkohshëm në Kosovë.

Autoritetet e përshkruajnë ngjarjen si një “krim tronditës” dhe një sinjal alarmi për shkallën shqetësuese të dhunës ndaj grave dhe vajzave në vend. Në deklaratën zyrtare, theksohet se “vrasja e një vajze brenda familjes është një akt i papranueshëm që kërkon vëmendje të menjëhershme institucionale dhe mbështetje për familjarët e viktimës”.

Ministria dhe Agjencia për Barazi Gjinore kanë bërë thirrje për një hetim të plotë, të paanshëm dhe profesional, duke kërkuar që autori të përballet me drejtësinë, pa marrë parasysh përkatësinë etnike apo shtetësinë. “Të gjitha viktimat janë të barabarta para ligjit,” thuhet në reagim.

Duke u thirrur në Konventën e Stambollit, e cila është e zbatueshme në Kosovë, institucionet zotohen për garantimin e trajtimit dinjitoz dhe mbështetjes psiko-sociale për të mbijetuarat e dhunës në familje.

“Çdo jetë e humbur si pasojë e dhunës është një humbje për tërë shoqërinë,” thuhet më tej në reagimin institucional, duke u bërë thirrje të gjithë aktorëve shtetërorë dhe shoqërisë që të trajtojnë barazinë gjinore jo vetëm si obligim ligjor, por si domosdoshmëri për mbrojtjen e jetës dhe dinjitetit të çdo gruaje e vajze në Kosovë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img