Federata e Futbollit e Kosovës për herë të parë ka organizuar një kurs të veçantë për trajneret e kategorisë së femrave, në përputhje me standardet e FIFA-s për Licencën C.
Pas një periudhe disa mujore me ligjërata dhe trajnime, sot është finalizuar puna me shpërndarjen e licencave për 30 vajza të reja, të cilat në të ardhmen synojnë ta ushtrojnë profesionin e trajnereve të futbollit.
Licencat u ndanë nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi, u.d. sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Markus Weidner, si dhe shefja e Departamentit të Edukimit, Sanije Krasniqi.