spot_img

Rusët sulmojnë civilët ukrainas me dron, duke vrarë nëntë civilë brenda autobusit

spot_img

Një sulm ajror rus me dron ka goditur një autobus që transportonte civilë pranë qytetit Bilopillia, në rajonin Sumy të Ukrainës, duke lënë të vrarë nëntë persona dhe pesë të plagosur.

Lajmin e konfirmoi kreu i administratës ushtarake rajonale, Oleh Hryhorov, i cili përmes një postimi në Facebook tha se të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital dhe se operacionet e shpëtimit janë ende në zhvillim.

“Sulmi ndodhi në rrugën Bilopillia–Sumy, në periferi të Bilopillia-s. Autobusi po transportonte civilë kur u godit nga një dron rus,” deklaroi Hryhorov, duke shtuar se në vendngjarje po punojnë ambulanca, ekipet e shpëtimit nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave dhe forcat e policisë.

Ky incident vjen në një kohë kur autoritetet në rajonin e Sumy kanë vendosur të forcojnë mbrojtjen ajrore për shkak të rritjes së sulmeve me dron në këtë zonë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img