spot_img

Ish-e dashura e P Diddyt dëshmon për abuzimet: Më kërcënoi se do të publikonte videon time intime nëse nuk vazhdoja

spot_img

Cassie Ventura, ish-partnerja e artistit të njohur Sean “Diddy” Combs, është drejt përfundimit të dëshmisë së saj, teksa iu përgjigj pyetjeve të prokurorëve pas një seance të gjatë ku u mor në pyetje nga avokatët e Diddy-t. Para trupit gjykues, ajo ka deklaruar se Diddy e kishte kërcënuar me publikimin e një videoje intime nëse nuk pranonte të merrte pjesë në të ashtuquajturin “freak-off”, një festë e njohur famëkeqe që ai organizonte.

Prokurorët e pyetën Cassie-n se çfarë kishte ndodhur gjatë fluturimit të kthimit nga Franca. Ajo dëshmoi se Diddy i kishte treguar një video ku ajo kryente marrëdhënie seksuale me një prostitutë. Më pas, hetuesit federalë e pyetën se çfarë i kishte thënë Diddy për këtë video. Cassie u shpreh se ai e kishte kërcënuar se do ta publikonte videon.

Pasi kishin zbritur në New York, sipas Cassie-t, Diddy i kishte kërkuar që të merrte pjesë në një “freak-off”, ndryshe videoja do të dilte në publik. Ajo ka treguar se këtë bisedë e kishte përmendur që në ditën e parë të dëshmisë së saj në gjykatë, kur kishte thënë se ndjehej e burgosur nga ky kërcënim dhe se kishte pranuar të merrte pjesë në atë festë vetëm që ai të ndalonte së kërcënuari.

Në dëshminë e saj fillestare, Cassie kishte treguar se fluturimi për në shtëpi nga Cannesi kishte ndodhur pasi Diddy e kishte akuzuar për përdorim droge në jahtin e tij dhe e kishte përzënë nga aty. Për këtë arsye, kishte pasur paqartësi nëse kërcënimi i Diddy-t kishte të bënte me drogën apo me pjesëmarrjen në “freak-off”. Tani, dëshmia e saj ka hedhur dritë mbi këtë çështje: Diddy përdori videon seksuale si mjet për ta shantazhuar që të merrte pjesë në freak-off.

Prokurorët gjithashtu e pyetën Cassie-n nëse, në fillim të lidhjes, ishte treguar e hapur për pjesëmarrje në këto lloj festash. Ajo u përgjigj se po, kishte qenë. Por kur u pyet nëse më vonë i kishte bërë të ditur Diddy-t se nuk donte më të përfshihej në freak-off-e, ajo tha: “Po, disa herë”.

Kur u pyet se çfarë e shqetësonte në rast se refuzonte pjesëmarrjen, Cassie përmendi sigurinë e saj, karrierën dhe dashurinë. Ajo shtoi para jurisë se, nëse do të mundej, do t’i kthente 20 milionë dollarët nga marrëveshja që kishte bërë me Diddy-n, vetëm që të “fitonte lirinë e saj”.

Atmosfera në sallë u bë emocionale kur prokurorët e pyetën nëse Diddy e kishte dhunuar fizikisht gjatë freak-off-eve. Cassie u përgjigj me “po” dhe filloi të qajë. Ajo tha se në ato momente ndjehej si e pavlerë, e parëndësishme, sikur ishte “asgjë”. Lotët i vazhduan edhe kur u pyet se sa herë Diddy e kishte detyruar të merrte pjesë në freak-off-e ndërsa vuante nga infeksione të traktit urinar. Cassie u përgjigj: “Shpeshherë”. /Telegrafi/

NGJARJE TË TJERA

spot_img