spot_img

Sot zhvillohet xhiroja e fundit në Albi Mall Superligë, këto janë përballjet interesante

spot_img

Sot pritet të zhvillohet xhiroja e 36-të dhe e fundit e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

Kampioni Drita pritet të takohet kundër skuadrës së rënë nga elita Feronikeli 74,ku ekipi i Zekerija Ramadanit synon ta përmbyllë sezonin me fitore ndërkohë ekipi nga Drenasi dëshiron që të përshëndetet nga Albi Mall Superliga me një rezultat pozitiv.

Ndërkohë ndeshje interesante pritet të zhvillohen në Suharekë dhe në Podujevë,ku do të takohen Suhareka-Ballkani dhe Llapi-Dukagjini në të cilën nga të dy ndeshjet pritet të përcaktohet ajo skuadër e cila do të mbetet në barazh.

Në anën tjetër një ndeshje tjetër interesante pritet të zhvillohet ndërmjet Ferizajt dhe Gjilanit,ku ekipi i Ardian Nuhiut synon fitore për të siguruar një vend në Evropë dhe kjo varet edhe nga rezultati në ndeshjen Prishtina-Malisheva.

Kurse ndeshja tjetër do të jetë ndërmjet Prishtinës dhe Malishevës,ku ekipi i Bekim Isufit synon fitore për ta siguruar pozitën e tretë,teksa për ekipin nga kryeqyteti tashmë e ka siguruar kualifikimet për Europa League pas fitores në finale të Kupës së Kosovës kundër Llapit.

Kujtojmë që të gjitha ndeshjet pritet të zhvillohen me fillim nga ora 16:00.

NGJARJE TË TJERA

spot_img