Forcat ukrainase nga brigada e artilerisë Chorny Lis (Pylli i Zi) zbuluan dhe kryen një sulm ndaj një sistemi rus të avancuar anti-ajror Buk-M3, i cili u shkatërrua më pas në një nga fushat kryesore të betejës.
Në deklaratë thuhet se bëhet fjalë për një sistem raketor modern me rreze të mesme veprimi që ishte i pajisur me municion në momentin e sulmit, përcjell Telegrafi.
“Sistemi i raketave kundërajrore Buk-M3 të armikut u shkatërrua në një nga fushat kryesore të betejës”, thanë forcat ukrainase.
“Njësitë e zbulimit të brigadës së artilerisë Chorny Lis zbuluan dhe drejtuan me saktësi zjarrin ndaj lëshuesit të sistemit të avancuar, i cili u zbulua në pozicionin para sulmit”, shtuan ato.
Brigada Chorny Lis publikoi gjithashtu një video që tregon momentin kur sistemi rus u shkatërrua.