Sot shënohen 7 vjet nga vdekja e ish-futbollistit dhe presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri.
Presidenti Agim Ademi, së bashku me mikun e madh të futbollit kosovar, Jérôme Champagne si dhe bashkëpunëtorët e tij, ka bërë homazhe te varri i legjendës Fadil Vokrri, në 7-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Ata shprehen mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm të Vokrrit në afirmimin dhe zhvillimin e futbollit kosovar.
Vokrri kishte ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër, më 9 qershor të vitit 2018.