spot_img

Agim Ademi për vdekjen e Ejup Mehmetit: Kontributi i tij për futbollin e Kosovës nuk do të harrohet

spot_img
Ja çfarë shkruan Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës për Ejup Mehmetin-Kapitin i cili ka ndërruar jetë sot.
Sot futbolli ynë ka humbur një prej figurave të shquara të historisë së tij. Me pikëllim të madh e mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut, bashkëlojtarit dhe më pas trajnerit tim, Ejup Mehmeti – Kapiti.
Ishte privilegj për mua të luaja përkrah Ejupit e më vonë ta kisha edhe si trajner.
Ai ishte ndër trajnerët që punoi me përkushtim maksimal dhe udhëzoi shumë të rinj në rrugën e futbollit profesionist.
Ejupi ishte më shumë se një futbollist dhe trajner. Ishte njeri i dijes, i përkushtuar ndaj futbollit dhe zhvillimit të të rinjve.
Dashuria e madhe për futbollin bëri që ai të kryejë magjistraturën në Universitetin e Sarajevës për futboll si dhe të jetë me licencë Pro të UEFA-s, duke qenë edhe pjesë e stafit të klubit të Bundesligës, Hamburg.
Krahas futbollit ai dha kontribut të çmuar për vendin, pasi ishte veprimtar i madh i çështjes kombëtare.
Kontributi i tij në KF Prishtina dhe në futbollin e Kosovës në përgjithësi nuk do të harrohet. Ai do të kujtohet gjithmonë për qetësinë, urtësinë dhe dashurinë e pakufishme për futbollin.
Lamtumirë, miku im!
Faleminderit për gjithçka i ke dhënë këtij sporti dhe neve që patëm fatin të të njohim nga afër.

NGJARJE TË TJERA

spot_img