spot_img

Enkeleida Zeko shpërblehet me çmimin “Nderi i Gazetarisë Sportive Shqiptare”

spot_img

Autorja dhe drejtuesja e emisionit ‘Fair Play’ në Syri Televizion është vlerësuar me Çmimin “Nderi i Gazetarisë Sportive Shqiptare” në Rin Fest Festival 2025, në finalen e madhe gala të “ZojArt Academy në bashkëpunim me AFM Marubi”.

“Çmimi i jepet në shenjë vlerësimi për profesionalizmin, pasionin dhe rolin e pazëvendësueshëm në pasqyrimin e ngjarjeve sportive ndër dekada.”

Në fjalën e saj, Enkeleida Zeko vlerësoi punën e jashtëzakonshme që bëhet me të rinjtë, në mënyrë të veçantë me ata me aftësi ndryshe, nga Xhoi Jakaj, themeluese e

Arti dhe sporti ecin në një rrugë të pandarë dhe të japësh kontribut në gazetari sot është shumë e vështirë, sidomos kur kërkon të përçosh vlerat e vërteta të fjalës së lirë.” Enkeleida i frymëzoi të rinjtë të thonë të vërtetën dhe të mos kenë kurrë frikë të bëjnë gazetari të vërtetë, sepse kjo është rruga e vetme në këtë profesion.
Të jesh grua në gazetarinë sportive vazhdon të jetë një rrugë me pengesa, të cilat duhen kapërcyer me kokën lart dhe me dinjitet.

Në vitet e fundit, sporti është kthyer në një mjet të rëndësishëm për fuqizimin e grave dhe vajzave në nivel global. Ai kontribuon në zhvillimin e përgjithshëm dhe sfidon normat gjinore, duke promovuar një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe të barabartë.

Nëpërmjet programit ‘Fair Play’, Enkeleida Zeko i është përkushtuar me forcë të jetë zëri i shumë grave dhe vajzave në sport, gazetari dhe në jetë. Emisioni i saj nuk është vetëm një mjet, por edhe një platformë mbështetëse që gratë dhe vajzat të jenë të përfaqësuara denjësisht.

E vërteta, mbrojtja e saj si dhe vlerat kanë shpeshherë kosto të larta, por kjo nuk e ka ndalur kurrë atë. Enkeleida Zeko është e para grua gazetare sportive në Shqipëri dhe e para që ka drejtuar e vetme programe sportive. Ajo është fituese e një sërë çmimesh si: “Gazetarja më e mirë Sportive 2008”, “Drejtuesja e Vitit 2007”, “Emisioni Sportiv më i mirë 2010”, “Imazhi Shqiptar” etj.

NGJARJE TË TJERA

spot_img