spot_img

Dalin pamjet tronditëse nga aksidenti i Diogo Jotas, makina e gjitha e djegur

spot_img

Policia spanjolle ka publikuar detajet e aksidentit tragjik që i mori jetën futbollistëve portugezë Diogo Jota dhe vëllait të tij Andre Silva. Ngjarja ka tronditur botën e futbollit dhe opinionin publik në Portugali dhe Spanjë.

Sipas autoriteteve, aksidenti ndodhi rreth orës 00:30 pas mesnate në autostradën A-52, pranë komunës Cernadilla në provincën e Zamorës. Dyshja po udhëtonte me një makinë luksoze Lamborghini kur ndodhi fatkeqësia.

Hetimet paraprake sugjerojnë se një gomë e pasme shpërtheu gjatë një përpjekjeje për tejkalim, duke bërë që makina të dalë nga rruga dhe më pas të përfshihet nga flakët. Zjarri i shkaktuar u përhap edhe në bimësinë përreth.

Në një deklaratë zyrtare, policia lokale sqaroi: “Të gjitha të dhënat tregojnë se mjeti humbi kontrollin pas shpërthimit të gomës gjatë tejkalimit. Si pasojë, makina mori flakë dhe të dy pasagjerët humbën jetën në vendngjarje. Njëri u identifikua si Diogo Jota, futbollist i Liverpoolit, ndërsa tjetri ishte vëllai i tij, Andre Silva.”

Tanimë janë publikuar edhe pamjet e makinës e cila është djegur e gjitha.

Për shkak të përmasave të dëmit, trupat e viktimave fillimisht nuk mund të identifikoheshin menjëherë. Vetëm pas verifikimeve mjeko-ligjore u konfirmua identiteti i dy futbollistëve.

Vdekja tragjike e Jotës dhe vëllait të tij ka shkaktuar trishtim të thellë në radhët e sportdashësve. Homazhet nga klubi i Liverpoolit dhe komuniteti futbollistik kanë nisur menjëherë, ndërsa hetimet për aksidentin vijojnë./Telegrafi/

NGJARJE TË TJERA

spot_img