spot_img

Pasuria që Diogo Jota i la gruas dhe 3 fëmijëve pas vdekjes tragjike – sa fitonte ylli i Liverpoolit

spot_img

Diogo Jota dhe vëllai i tij, Andre Silva, humbën jetën më 3 korrik në një aksident tragjik automobilistik në Spanjën veriore.

Ajo që e bëri ngjarjen edhe më të dhimbshme ishte fakti se aksidenti ndodhi vetëm disa ditë pas martesës së Diogos me të dashurën e tij të fëmijërisë, Rute Cardoso.

Ngjarja tronditëse la pas një familje të shkatërruar.

Përveç bashkëshortes së tij, Rutes, Diogo la jetimë tre fëmijët e tij të vegjël: dy djemtë, Denis dhe Duarte, si dhe një vajzë të lindur në nëntor të vitit 2024, emri i së cilës nuk është bërë publik.

Vdekja e Jotës është ndjerë thellë jo vetëm në familje, por edhe në botën e futbollit.

Në fushën e lojës, Diogo Jota ishte një nga emrat më të rëndësishëm të Liverpoolit, duke qenë pjesë e skuadrës që fitoi titullin e Ligës Premier në sezonin 2024-2025.

Ky ishte trofeu i katërt me “The Reds”, dhe vetëm dy muaj më vonë, ai humbi jetën në mënyrë tragjike.

Sipas Celebrity Net Worth dhe Capology, pasuria neto e Jotas në momentin e vdekjes vlerësohej në rreth 15.3 milionë euro.

Ai kishte një pagë vjetore prej 5.9 milionë euro, si dhe bonuse të mundshme prej 1.65 milion euro, të varura nga performanca, raporton Marca.

Përveç kësaj, fitonte rreth 1.18 milionë euro nga marrëveshje me sponsorë si Nike dhe EA Sports.

Jota ishte i angazhuar edhe në botën e sporteve elektronike, ku përmes investimeve dhe pjesëmarrjes në gara të ndryshme kishte gjeneruar të ardhura prej afërsisht 2.35 milionë euro.

Ai zotëronte gjithashtu një vilë luksoze në Lisbonë me vlerë rreth 2.35 milionë euro, si dhe disa automjete luksoze.

Vdekja e Diogo Jotas dhe e vëllait të tij ndodhi pasi një gomë e automjetit të tipit Lamborghini Huracan shpërtheu gjatë një parakalimi, duke shkaktuar përmbysjen dhe shpërthimin në flakë të makinës.

NGJARJE TË TJERA

spot_img