Anësori kolumbian, Luis Diaz ka bërë lëvizjen e tij të shumëpritur.
Kolumbiani, do të vazhdojë karrierën në Bundesliga te kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich.
Ai shihet si përforcim në krahun e majtë të sulmit, pas largimit të Leroy Sanes drejt Galatasarayt.
“Bavarezët”, paguan rreth 75 milionë euro për shërbimet e kolumbianit.
Ai ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Bayernin dhe do të mbajë numrin 14 në fanellë./IndeksOnline/