Genc Nuzës dhe Mervan Bejtullahut u është besuar drejtësia në ndeshjet e raundit të dytë të UEFA Conference League, duke konfirmuar edhe një herë besimin që UEFA ka ndaj arbitrave kosovarë!
Genc Nuzës i është besuar ndeshja mes Žilina dhe Raków, e cila do të zhvillohet në stadiumin “MSK Žilina” në Sllovaki. Ai do të ketë përkrah Fatlum Berishën dhe Bujar Selimajn si asistentë, ndërsa Dardan Çaka do të jetë gjyqtar i katërt.
Kjo ndeshje do të luhet të enjten, më 31 korrik, në ora 20:30.
Ndërkohë, Mervan Bejtullahu do të jetë gjyqtar kryesor në përballjen mes Győri ETO dhe Pyunik, në stadiumin “ETO Park” në Hungari. Ai do të asistohet nga Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Rrezart Hasanaj.
Edhe kjo ndeshje zhvillohet të enjten, më 31 korrik, me fillim nga ora 19:00.
Ky është një tjetër sukses për gjyqtarët tanë në arenën ndërkombëtare!