spot_img

Komuna e Ferizajt reagon ndaj vlerësimit të GAP-it: Nuk mund të ketë dy të vërteta, jemi kampionë të transparencës

spot_img

Ferizaj, 30 korrik 2025 – Komuna e Ferizajt ka reaguar ashpër ndaj publikimit të fundit të Institutit GAP lidhur me “Indeksin e Transparencës Buxhetore të Komunave”, ku kjo komunë është vlerësuar me 47.5 pikë. Në një deklaratë zyrtare, Komuna e cilëson këtë vlerësim si të padrejtë dhe rezultat të dështimeve teknike që nuk janë në kompetencë të saj.

“Me të publikuar dokumentin, kemi reaguar menjëherë me shkresa zyrtare drejtuar Institutit GAP, duke kërkuar sqarime mbi këtë vlerësim jo objektiv,” thuhet në reagim. Komuna njofton se ka dorëzuar me kohë të gjitha dokumentet e nevojshme që dëshmojnë përmbushjen e treguesve të kërkuar, por ato nuk janë përfshirë në analizën përfundimtare, sipas saj, për shkak të problemeve teknike të vetë GAP-it.

Ferizajasit, sipas komunës, janë dëshmitarë të një qeverisjeje lokale transparente, që ka fituar besimin dhe mbështetjen e qytetarëve në çdo hap të saj.

“Kjo nuk është hera e parë që vlerësohemi për transparencë. Para pak javësh, Komuna e Ferizajt u shpall ‘Kampione e Transparencës në Kosovë’ nga KDI, ndërsa vjet nga vetë GAP morëm 95 pikë nga 100. Si është e mundur një rënie e tillë drastike, pa asnjë njoftim apo sqarim?”, thuhet më tej në deklaratë.

Komuna kërkon rishikim të menjëhershëm të vlerësimit dhe rikthim të objektivitetit në matje të tilla, duke theksuar se nuk mund të ketë dy të vërteta për një çështje kaq të rëndësishme për qytetarët.
Detajet në link.

NGJARJE TË TJERA

spot_img