Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se i ka urdhëruar dy nëndetëse bërthamore të lëvizin në rajonet afër Rusisë në reagim ndaj kërcënimeve që bëri ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev.
Në një postim në “Truth Social”, Trump, i ka quajtur deklaratat e Medvedevit shumë provokuese.
“Kam urdhëruar dy nëndetëse bërthamore të pozicionohen në rajonet e duhura, në rast se këto deklarata budallallëqe dhe nxitëse janë më shumë se kaq”, ka shkruar Trump.
Medvedev, që aktualisht është zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurisë të Rusisë, ka paralajmëruar Trumpin të enjten që të mbajë në mend se Moska ka aftësi të nukleare të kohës ish-Sovjetike si zgjidhje të fundit.