Ka ndërruar jetë Ylber Trolli, i riu nga Mitrovica, i cili po vuante nga një sëmundje e rëndë.
Lajmin bëri të ditur aktivisti mitrovicas, Liridon Kurti.
“Përkundër vullnetit për ta luftuar sëmundjen dhe dashurisë për jetën, mbrëmë ndërroi jetë vëllau jonë Ylberi.
E lusim Zotin ta shpërblejë në ahiret, ashtu siç ishte shembull për devotshmëri në këtë botë”.