Klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shkëndija, do të zbresë sot në fushë përballë skuadrës së Qarabağut nga Azerbajxhani, në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të UEFA Champions League.
Shkëndija ka arritur deri në këtë fazë pas një paraqitjeje mbresëlënëse kundër FCSB, kampionëve të Rumanisë, të cilët i eliminoi duke triumfuar në të dyja përballjet. Ky sukses ka rritur shpresat që klubi shqiptar të shkojë përtej fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, për të konkurruar denjësisht në elitën evropiane.
Orari i ndeshjeve të sotme – raundi i tretë kualifikues:
• 🕖 19:00 – Malmö (Suedi) vs Copenhagen (Danimarkë)
• 🕗 20:00 – Dynamo Kyiv (Ukrainë) vs Pafos (Administrata Greke e Qipros)
• 🕗 20:00 – Shkëndija (Maqedonia e Veriut) vs Qarabağ (Azerbajxhan)
• 🕣 20:45 – Rangers (Skoci) vs Viktoria Plzen (Çeki)
Ndeshjet e mërkurës, më 6 gusht:
• 🕔 17:00 – Kairat Almaty (Kazakistan) vs Slovan Bratislava (Sllovaki)
• 🕖 19:00 – Salzburg (Austri) vs Club Brugge (Belgjikë)
• 🕢 19:30 – Ludogorets (Bullgari) vs Ferencvaros (Hungari)
• 🕣 20:30 – Lech Poznan (Poloni) vs Crvena Zvezda (Serbi)
• 🕘 21:00 – Nice (Francë) vs Benfica (Portugali)
• 🕘 21:00 – Feyenoord (Holandë) vs Fenerbahçe (Turqi)
📅 Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 12 gusht.