spot_img

Kampionati i Kosovës nis këtë fundjavë, presidenti i FFK-së uron një edicion me spektakël dhe “fair-play”

spot_img

Superliga e Kosovës rikthehet këtë fundjavë me fillimin e edicionit të ri të garave, ndërsa Federata e Futbollit të Kosovës ka premtuar një kampionat më të organizuar dhe më transparent.

Presidenti i FFK-së, në një mesazh drejtuar klubeve, futbollistëve dhe gjithë komunitetit futbolldashës, ka uruar për një sezon të suksesshëm, duke theksuar rëndësinë e garës së rregullt, cilësisë në fushë dhe shmangies së lëndimeve.

Në fjalën e tij, kreu i federatës njoftoi se nga ky edicion do të nisë zbatimi i platformës digjitale “My FFK”, përmes së cilës të gjitha të dhënat nga ndeshjet do të jenë publike dhe të qasshme për klubet, zyrtarët dhe opinionin e gjerë. Kjo, sipas tij, synon të rrisë nivelin e organizimit dhe transparencën në futbollin kosovar.

“Futbolli luhet për tifozët. Ata i japin ngjyrat e spektaklit dhe e kthejnë ndeshjen në një përjetim madhështor. Prandaj duhet punuar që tribunat të jenë të mbushura, që tifozët të jenë lojtari i 12-të i klubeve të tyre”, u shpreh presidenti.

Krahas Superligës, këtë vit rikthehet edhe Raiffeisen Liga e Parë në formatin unik, me pritshmëri për rivalitet të madh mes skuadrave tradicionale dhe atyre që synojnë të shkruajnë histori.

“Synimi ynë i përbashkët duhet të jetë rritja e shikueshmërisë dhe promovimi i kulturës sportive me respekt ndaj rivalit dhe ‘fair-play’. Vetëm kështu kontribuojmë të gjithë për rritjen e futbollit tonë”, tha kreu i FFK-së.

Sezoni i ri pritet të ofrojë emocione të shumta, me ndeshje të forta dhe rivalitet në të dyja kategoritë kryesore të futbollit kosovar.

Postimi i plotë:

Kjo fundjavë shënon fillimin e edicionit të ri të garave të futbollit në vendin tonë. FFK me të gjitha organet e saj i ka bërë përgatitjet e duhura për një kampionat sa më të mbarë, me lojë të ndershme dhe garë të rregullt.
Nga ky edicion fillojmë me zbatimin e plotë të platformës dixhitale “My FFK”, përmes të cilës të gjitha të dhënat nga ndeshjet e futbollit do të jenë të qasshme jo vetëm për klubet dhe zyrtarët e ndeshjeve, por edhe për opinionin e gjerë. Me këtë sistem e rrisim tutje nivelin e organizimit dhe transparencën në të gjitha ndeshjet që zhvillohen nën ombrellën e Federatës.
E sigurisht krahas nesh edhe klubet i kanë bërë përgatitjet e duhura dhe janë të gatshme për t’i hyrë garës në arritjen e objektivave të tyre.
Synim i përbashkët i këtij edicioni duhet të jetë rritja e shikueshmërisë. Futbolli luhet për tifozët. Ata i japin atij ngjyrat e spektaklit. Kur zëri i tyre jehonë në stadiume ndeshjet janë më madhështore, motivi i futbollistëve maksimal dhe loja në fushën e gjelbër në një nivel tjetër.
Prandaj, duhet punuar edhe më shumë në këtë drejtim, në mënyrë që dashamirët e futbollit të jenë në numër sa më të madh në tribunat e stadiumeve dhe të jenë, siç thuhet, lojtari i 12-të i klubeve të tyre të zemrës. Këtë e arrijmë me organizim të mirë, me kulturë të lartë sportive, respekt ndaj rivalit dhe me “fair-play”.
Futbolli ynë vit pas viti ka shënuar rritje. Sivjet na pret një garë e fortë jo vetëm në Albi Mall Superligë, por edhe në Raiffeisen Ligën e Parë, e cila rikthehet në formatin e saj të një lige unike.
Rivaliteti i skuadrave me traditë, por edhe atyre që duan të lënë gjurmë e të bëjnë histori premton kampionat me emocione të shumta.
Prandaj, duke ua uruar edicionin e ri të gjitha klubeve, futbollistëve, tifozëve, sponsorëve, mediave por edhe zyrtarëve të të gjitha organeve të Federatës, besoj që ky kampionat të prodhojë sa më shumë futboll cilësor, spektakël, garë të rregullt e rivalizuese dhe sa më pak lëndime të futbollistëve.
Vetëm në këtë mënyrë kontribuojmë gjithsecili për ngritjen e mëtejme të futbollit tonë dhe rritjen e entuziazmit për këtë lojë që të gjithë e duam dhe na bashkon.
Qoftë një edicion i suksesshëm, e ju priftë e mbara!

NGJARJE TË TJERA

spot_img