spot_img

Vdes Feriz Parllaku, gjyqtar i kohës së sakrificës, vjen reagimi i Agim Ademit!

spot_img

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ngushëllon familjen Parllaku dhe komunitetin futbolldashës për ndarjen nga jeta të ish-gjyqtarit, Feriz Parllaku!

‘Me pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-gjyqtarit të shquar dhe bashkëpunëtorit shumëvjeçar të FFK-së, Feriz Parllaku.

Ferizi i përkiste gjeneratës së punëtorëve të palodhshëm të periudhës së rezistencës. Ai ishte gjyqtar i guximshëm dhe i veçantë, pasi përveç ndarjes së drejtësisë në futboll, me të njëjtin zell kontribuoi edhe në hendboll në vitet më të rënda por edhe më krenare, atëherë kur sporti ishte formë e rezistencës sonë kundër pushtuesit serb.

Ai nuk u ndalë asnjëherë, pavarësisht kërcënimeve dhe rrezikut të përditshëm. Profesionalizmi dhe trimëria e tij në periudhën e okupimit janë dëshmi e karakterit të fortë dhe dashurisë së tij për sportin.

Me vdekjen e Feriz Parllakut, Kosova humbi një nga gjyqtarët më të mirë në historinë e saj, por puna, sakrifica dhe përkushtimi i tij ndaj futbollit do të mbeten përgjithmonë frymëzim për brezat e ardhshëm.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Parllaku dhe gjithë komunitetit sportiv.

Lavdi jetës dhe veprës së tij!, ka shkruar Ademi!

NGJARJE TË TJERA

spot_img