spot_img

Superndeshje në Ligën e Parë: Liria pret Feronikelin, Vëllaznimi përballet me Trepçën ’89

spot_img

Java e 7-të e Ligës së Parë të Kosovës vazhdon sot me duele plot rivalitet dhe emocione.

Lideri i kampionatit, Vëllaznimi, që deri tani ka pesë fitore dhe një barazim, do të përballet me Trepçën ’89 në Malishevë, pasi stadiumi në Gjakovë ende nuk është gati për sistemin VAR.

Derbi i ditës zhvillohet në Prizren, ku Liria dhe Feronikeli matin forcat në një ndeshje direkte për ngjitjen në Superligë – sfidë që mund të përcaktojë shumë për ecurinë e garës.

Në takimet e tjera: Trepça udhëton te Kika, Besa pret Ramiz Sadikun, Suhareka përballet me Prizrenin, Dinamo sfidon Istogun, Rilindja ndeshet me 2 Korrikun, ndërsa Vjosa mat forcat me KEK-un.

Të gjitha ndeshjet luhen nga ora 15:00, një ditë pas fitores 2:1 të Tefik Çangës ndaj Vushtrrisë, që hapi javën e shtatë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img