spot_img

Agim Ademi: Fitorja e sotme në Suedi, dëshmi se nuk ishin befasi as 3 pikët në Kosovë

spot_img

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka reaguar pas fitores së madhe të Kosovës ndaj Suedisë, duke e cilësuar këtë fitore si moment krenarie dhe emocioni për gjithë kombin.

“Çfarë fitore, çfarë emocioni, çfarë krenarie… E mposhtim sërish Suedinë dhe e blindojmë pozitën e dytë në grup,” ka shkruar Ademi në reagimin e tij.

Ai ka vlerësuar lart angazhimin e lojtarëve dhe shpirtin luftarak të ekipit:

“Këta djem të Kombëtares na japin krenari të pashtërshme me talentin dhe shpirtin e tyre luftarak. Fitorja e sotme në Göteborg dëshmoi se nuk ishte rastësi, por konfirmim i rritjes së madhe të Kombëtares sonë dardane.”

Ademi gjithashtu falënderoi përzgjedhësin Franco Foda dhe stafin për punën e shkëlqyer, si dhe tifo-grupin “Dardanët” për mbështetjen e jashtëzakonshme në stadium.

“Sonte le të festojë çdo shqiptar, kudo që jeton e vepron,” përfundoi ai.

NGJARJE TË TJERA

spot_img