spot_img

Ministri Çeku takon Presidentin e FIBA Evropës, Garbajosa

spot_img

 Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, priti sot në takim Presidentin e FIBA Evropës, Jorge Garbajosa, dhe drejtorin ekzekutiv, Kamil Novak, të shoqëruar nga drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu dhe Elvira Dushku.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin e basketbollit në Kosovë, si dhe përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, me theks në investimet infrastrukturore dhe organizimin e suksesshëm të ngjarjeve ndërkombëtare.

Presidenti Garbajosa falënderoi Ministrinë për përkrahjen e dhënë ndaj basketbollit kosovar dhe përkushtimin ndaj zhvillimit të sportit në vend.

Në takim morën pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i MKRS-së, Bislim Bislimi, zëvendësministrja Daulina Osmani dhe Fidan Shatri, kryeshef i Agjencisë së Sportit të Kosovës.

Kjo vizitë përfaqëson një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin e Kosovës me organizatat ndërkombëtare sportive, në përpjekje për të forcuar profilin sportiv të vendit dhe për të rritur kapacitetet për organizimin e garave të mëdha ndërkombëtare.

NGJARJE TË TJERA

spot_img