Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të dashura nga publiku shqiptar dhe më gjerë.
Së fundmi, Bebe ka zhvilluar disa orë një rubrikë me pyetje-përgjigje me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram. “A je e lumtur? A je mirë?” ka qenë një ndër pyetjet për këngëtaren dhe ajo ka pohuar se është shumë mirë, duke e lidhur përgjigjen ndoshta me problemet që ka pasur me shëndetin kohë më parë.
Ndërkohë, një tjetër ndjekës ka marrë vëmendjen e Bebe Rexhës me pyetjen e tij. “Ke bërë ndonjëherë seks”, e pyet ai, ndërsa këngëtarja ka zgjedhur të shpërndajë pyetjen dhe me humor i përgjigjet “Çfarë është kjo? Asnjëherë nuk kam dëgjuar për të.”